×
  • Lajme
  • Lajme

    I caktohet masa e paraburgimit njërit nga të miturit që u kthyen mbrëmë nga Siria

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:57

    Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake i këtij departamenti, i ka caktuar masën e paraburgimit një të mituri që dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve terroriste.


    Gjykata thotë se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit Rexhë Tafaj në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

    “Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit R.T bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thotë kjo Gjykatë, ndërsa nuk jep detaje tjera.

    Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!