×
  • Lajme
  • Lajme

    I dehuri sulmon me thikë dy persona në Prishtinë

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 8:58

    Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy persona të tjerë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.


    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:05 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

    Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!