I dënuari për rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, ka deklaruar se ka hyrë në grevë për shkak se i është zgjatur dënimi dhe se nuk dëshiron që të shoqërohet me armë të gjata kur shkon për t’u kontrolluar në QKUK.
Përmes telefonit ai i ka thënë Klan Kosovës edhe se për çdo problem të tij shëndetësor do ta bartë përgjegjësinë drejtori i burgut.
“Sot kam hyrë në grevë dhe kam refuzuar të shkoj në QKUK ku kam pasur katër kontrolla të rëndësishme, për arsye se Shaban Sylën duke e dërguar në QKUK kam pa njerëz me armë të gjata dhe kam refuzuar për arsye se më është dukur e çuditshme që një njeri i disiplinuar me u ruajtë në këtë mënyrë. Nuk dua të më ruajnë me armë të gjata. Nëse më ruajnë pa armë të gjata do të pranoja të kontrollohesha”.
Siç ka thënë Syla, arsyeja pse ai ka hyrë në grevë është zgjatja e dënimit.
“Për çdo problem shëndetësor do ta bartë përgjegjësinë drejtori i burgut, Nehat Thaçi, duke e ditur gjendjen time shëndetësore dhe duke e pasur raportin e shëndetit tim”, ka deklaruar Syla.
Hyrjen ne grevë e ka konfirmuar edhe avokati i tij mbrojtës, Haxhi Millaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.