×
  • Lajme
  • Lajme

    I digjet shtëpia mërgimtarit vitias, “nuk pagoi haraç”

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 20:43

    Fren Ferizit nga Binaqi i Vitisë të enjten iu dogj shtëpia e të vllaut teksa dyshon se kjo ju bë qëllimisht.


    Në momentet e zjarrit, brenda saj nuk kishte banues, pasi i vëllai jeton në Zvicër.

    Policia vetëm e konfirmon rastin e zjarrvënies, por nuk dha më shumë detaje.

    Ndërkaq, televizioni mëson se atyre u janë dhënë edhe emrat e disa personave të dyshuar.

    Njësiti i zjarrfikësve në Viti nuk kishte intervenuar për shuarjen e flakëve, megjithatë kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes bashkë me policinë.

    Edhe zjarrfikësit besojnë se zjarri është shkaktuar qëllimshmit.Nga flakët janë shkaktuar dëme rreth 25 mijë euro.

    https://www.youtube.com/watch?v=7YBPGyXqBQ4

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!