×
  • Lajme
  • Lajme

    I dorëhequri nga VV-ja thumbon Haki Abazin: Rehatohu ti për vete në parti

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 19:57

    Profesori universitar, Flamur Maloku, që dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm një vit pas anëtarësimit i ka çuar një ‘selam’ ish-zv.kryeministrit Haki Abazi i cili ka thënë se Vjosa Osmani e ka hapur derën për t’u bërë pjesë e partisë.


    Maloku i ka sugjeruar Abazit që të bëjë vend për vete në VV, pasi sipas tij nuk i ka punët mirë as vet, shkruan Reporteri.net.

    “Haki, mos kërko njerëz të tjerë në VV!. Rehatohu një herë vetë aty, por më e keqja është se ti nuk i ke punët mirë në VV”, shkruan Maloku në Facebook.

    Ndryshe Vjosa Osmani dje u shkarkua nga pozitat e larta që mbante në LDK, dhe nuk dihet nëse do të krijoi parti të re apo do t’i bashkohet VV-së. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!