Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’ dhe tha se viktima mori plagë në shpinë dhe se u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja”.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, tha policia në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.