×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari i katërt ende në arrati, krejt çka dihet për vrasjen e trefishtë që dyshohet se u krye si hakmarrje

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 8:31

    Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë arrestuar dje si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e tre personave, më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

    Të arrestuarit u dërguan në mbajtje dhe ndaj tyre pritet të bëhet kërkesa për paraburgim. Por ata nuk dyshohet se janë dorasit e vrasjes së trefishtë. Halili me dy djemtë e tij dyshohet se e ndihmuan të dyshuarin e katërt në kryerjen e veprës penale, i cili gjendet ende në arrati.

    Motivi i vrasjes së trefishtë

    Mbrëmë u raportua se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

    Sipas provave, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

    Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, për vetëvrasjen e më të dashurës së tyre, Heroinës.

    Po ashtu u raportu se lidhur me vrasjen e trefishtë, hetuesit e Krimeve të Rënda në stacionin policor në Deçan kanë intervistuar edhe një nip të familjes Mehmetaj, i cili është liruar në mungesë të provave.

    Shoferi i autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënësit G.Mustafaj dhe L.Hamzaj u vranë pas sulmit që iu bë një autobusit i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, ku po bartte nxënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!