×
  • Lajme
  • Lajme / Operacioni "Përfundimi"

    I dyshuari për shit-blerje të narkotikëve në Prishtinë i reziston arrestimit, dy policë pësojnë lëndime pasi ua goditi veturën

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 10:16

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të shit-blerjes të narkotikëve.

    I njëjti është kapur gjatë operacionit “Përfundimi”, në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit”  në Prishtinë. Gjatë procesit të arrestimi i dyshuari L.Sh., ka rezistuar duke goditur veturën zyrtare të policisë duke shkaktuar dëme materiale, si dhe dy zyrtarëve policor iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    I njëjti më pas është arrestuar dhe mbi të rëndojnë dy vepra penale: e “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbeshtjellur në qese. Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € (para kesh).

    I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sipas detyrës zyrtare, Prokurori i Shtetit njëherit koordinatori për veprat penale të narkotikëve në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të shit-blerjes të narkotikëve, me ç’ rast gjatë ditës së djeshme është realizuar plani i koduar “Përfundimi”, në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” Prishtinë, rreth orës 18:00, i cili ka rezultuar fillimisht me arrestimit e të dyshuarit L.Sh., nga ana e policisë dhe më pas me ndalimin e të njëjtit nga Prokurori i Shtetit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas KPRK-së.

    I dyshuari me qëllim të shmangies nga arrestimi dhe ndalimi, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke shkaktuar dëme materiale, si dhe dy zyrtarëve policor iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbeshtjellur në qese. Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € (para kesh).

    I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

    Ju njoftojmë se ky operacion është realizuar me sukses në saje të bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!