Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e dy të rinjve në Klinë, vitin e kaluar.
I dyshuari, sipas aktakuzës, thuhet t’i ketë telefonuar Rexhep e Albison Shlivovën, pas së cilës thuhet të ketë dalë të pinë kafe në Klinë, e cila do ishte edhe e fundit për ta.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.
Jon Hoti pasi dyshohet se kreu krimin nuk ishte arrestuar në vendin e ngjarjes ndërsa tek pas disa orësh ai ishte dorëzuar te organet e rendit./Reporteri.net/