Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, të mërkurën është njoftuar se në fshatin Caralluk-Istog, një person është duke gjuajtur me armë zjarri.
Pas këtij njoftimi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar të dyshuarin, i cili thuhet se ka deklaruar se posedon një armë të gjatë.
“Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, është bërë kontroll/bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar: A.A. i lindur me 2003. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) pushkë automatike (mitraloz), një (1) karikator i rrumbullakët, një (1) fishek kalibër i panjohur, dy (2) gëzhoja, një (1) pistoletë, një (1) karikator, një (1) pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit thuhet se është ndaluar për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.