×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuar me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e ministrit Blerim Kuçi

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 14:36
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën ka treguar se ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19.


    Ministri Kuçi është testuar bashkë me familjarët e tij në institucion privat gjatë së dielës dhe po atë natë ka marrë rezultatin e testit. Sipas kabinetit të ministrit, ministri ka gjendjen stabile shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.

    “Ministri Kuçi po vazhdon të punojë aq sa është e mundur nga shtëpia dhe kontakti me kabinetin është në kohë reale. Ai ka thënë se ka gjendjen shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

    Ministri Blerim Kuçi është vetizoluar dhe po kalon ditët e izolimit në shtpëpinë e tij në Suharekë. Për kuriozitet, ministri Kuçi është ministri i vetëm i Qeverisë së Kosovës që jeton në qytetin e tij dhe jo në kryeqendër.

    Për kuriozitet, ministri Kuçi është ministri i vetëm i Qeverisë së Kosovës që jeton në qytetin e tij dhe jo në kryeqendër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!