×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari me Covid-19 çon mesazh nga Klinika Infektive: Kujdesuni për familjet, prindërit dhe pleqtë

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 20:19

    Një pacientë i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mos preken nga ky virus.


    “Jam nga Peja. Kam qenë në gjendje të rëndë, por duke falënderuar të gjithë stafit gjendja është përmirësuar”, ka thënë ai ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosova.

    Duke falënderuar stafin mjekësor të klinikës për punën, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

    “Kujdesuni për familjet, prindërit, pleqtë”

    Ai poashtu i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të bëjë të pamundurën që ta mbështes stafin në Infektivë”,

    “Po bëjnë punë të palodhshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!