×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari me Covid del e shëtitet nëpër Prishtinë, kapet nga Policia

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 9:34
    Foto: Ilustrim

    Policia e Kosovës, të hënën ka kthyer në shtëpi një person në Prishtinë, i cili edhe pse ishte me koronavirus dhe ishte obliguar të qëndronte në shtëpi, kishte dalë.


    Policia ka hapur rast ndaj tij se ka shkelur masat dhe ka kryer “përhapjen e sëmundjeve ngjitëse”.

    “Rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana”, Prishtinë. Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me Covid-19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, njofton PK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!