Vetëm katër raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, gjersa numri i të shëruarve është shumë herë më i madh.
Një nga rastet e konfirmuara pozitive është nga fshati Përlepnicë e Gjilanit. Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për një punëtor të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, familja e të cilit kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.
Detaje për rastin ka dhënë edhe mjeku dhe anëtari i shtabit emergjent në Gjilan, Ukshin Ismajli i cili ka konfirmuar për Reporterin se i infektuari burim infeksioni ka kontaktin me familjarë të infektuar, të cilët kishin rezultuar pozitivë me koronavirus disa ditë më parë.
Kujtojmë se në Kosovë gjatë kësaj jave janë lehtësuar masat duke përfshirë edhe lëvizjen e qytetarëve.
1052 të infektuar, 820 të shëruar dhe 30 të vdekur është bilanci aktual i situatës me koronavirus në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.