Ndër 36 personat që rezultuan sonte të prekur me Koronavirus në Kosovë, është edhe një person nga Komuna e Deçanit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë, se personi është kthyer nga shtete e jashtme, dhe ka qenë duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
“Personat që janë kthyer nga jashtë që kanë qenë të vendosur në konvikte në këtë kohë, një person që është i Deçanit ka dalë të jetë prekur me Koronavirus. Është banor i Deçanit mirëpo këto ditë nuk ka qenë në Deçan është kthyer nga jashtë”, ka thënë Ramosaj për Insajderin.
Deri më tani në Kosovë, numri i të prekurve me Koronavirus ka arritur në 423, 9 të vdekur dhe 71 të shëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.