×
  • Lajme
  • Lajme

    “I ka të metat e veta”, Jahja Kokaj për fotografinë e NASA’s për të cilën foli sot e githë bota

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 18:16

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka folur për “të metat e imazhit” që e zbuloi teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, duke i lejuar njerëzimit që ta shikojë më afër agimin dhe dhe skajin e universit.

    Kokaj tha se fotografia e NASA-s “i ka të metat e veta”, ndërsa foli për holografinë, teknikën që mundëson përfitimin e fotografive tre-dimensionale.

    “Fotografia i ka të metat e veta për shkak se është projektim në rrafsh. Para se ta lavdoj këtë fotografi, po flas për të metën, për arsye se e ka projektimin në rrafsh. Është një prezantim tjetër i informacionit që quhet holografi, për të cilin unë kam doktoruar, dhe është një lloj i veçantë i përpunimit të informacioneve, që është tredimensional”, tha deputeti në T7.

    Kokaj tha se për zbuluesin ky imazh është “zbulim që dikujt s’do t’i kishte shkuar në mend”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!