Deputeti i ardhshëm i VV-së, Agim Bahtiri mendon se partia ku ai bën pjesë do arrijë ta bëjë qeverinë e re, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I pyetur nga gazetarët sot, kur dhe u regjistrua si deputet, Bahtiri tha se VV-ja i ka numrat.
“Mendoj se po..”, u përgjigj shkurtimisht Bahtiri, ndërsa në pyetjen se me cilën parti e me cilët deputetë, ai tha se do ta bëjnë Qevrinë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Numrat janë të deputetëve, 61 e më shumë Ne e dimë se i kemi numrat, me deputet të Republikës së Kosovës”, deklaroi Bahtiri.
Por, për krijimin e qeverisë, kreu i kësaj partie, Albin Kurti, sot gjatë regjistrimit si deputet, s’pranoi të deklarohej.
/Reporteri.net/
Kurti regjistrohet si deputet, s’flet për formimin e Qeverisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.