×
  • Lajme
  • Lajme / Shkup

    “I kemi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar”, Kurti nga Shkupi flet para Samitit të Planit të Rritjes

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 10:37

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup ka bërë bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili sot do të jetë edhe folës kryesor, para nisjes ka thënë se është kënaqësi të jetë në Shkup, duke qenë se siç tha ai të dyja vendet kanë pika kontrolli kufitar të përbashkëta.

    “Për mua është çdo herë kënaqësi të vij në Shkup, sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit edhe në Han të Elezit-Bllacë e cila me 12 prill u funksionalizua dhe në ajo në Glloboçicë, e cila më 28 maj u funksionalizua”, tha Kurti.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!