×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kemi thënë Adem Jasharit: Bac u kry,” Haradinaj: Sot pas 15 vitesh, ende nuk është kry

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 19:19
    Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    “Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar Adem Jashari; Bac, u kry, por ende nuk është kry. Jemi në proces.” Kjo ishte përgjigja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kur u pyet nëse sot, pas 15 vitesh, pavarësia e Kosovës është e plotë.

    Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së shtoi megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve.

    Ndër të tjera, Haradinaj u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi.

    “Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe.”

    Haradinaj kishte edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti.

    Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë.

    “I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë.”

    Edhe mënyra sesi u trajtua situata e tensionuar në Veri, sipas tij, nuk ishte e duhura.

    “Serbët vijojnë ta bindin botën se duhen garanci, jashtë Kushtetutës sonë për të garantuar sigurinë e serbve në veri. Ne themi që Kushtetuta jonë është garancia e mjaftueshme.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!