×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Seanca e Kuvendit

    “I keni zhdukur mostrat e Deharit, e keni djegur IML-në”, Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë ta ftojë Time Kadrijajn për intervistim

    Reporteri
    02 Dhjetor 2024 | 14:35

    Derisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për qeverisjen katër vjeçare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i tha Kryeministrit Albin Kurti se para se të vinte në pushtet kishte premtuar se do të zbardhte rastin e Astrit Deharit, por një gjë të tillë nuk e bëri.

    Krahas kësaj, ajo tha se madje janë vjedhur edhe mostrat e është djegur edhe IML-ja.

    “Ke premtuar që keni me e zbardh rastin e Astrit Deharit, pse nuk e keni zbardhur, i keni zhduk dhe i keni vjedh mostrat, e keni djeg Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Kadrijaj para deputetëve.

    Lidhur me këtë reagoi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i bëri thirrje Prokurorisë që pa vonuar ta ftojë për intervistim deputeten Time Kadrijaj të tregoj se kush e paska djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Deputetja Time Kadrijaj pak më herët tha se e keni djegur Institutin e Mjekësisë ligjore. I bëjë thirrje Prokurorisë që menjëherë dhe pa vonesa ta ftoj për të dhënë dëshminë deputetja Kadrijaj për të treguar se kush e paska djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore sepse ekspertët e zjarrit po thonë që ka qenë defekt elektrik në pajisje, e deputetja po thotë që e kanë djegur”, tha Haxhiu.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!