Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Prizrenit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një të kërkuari nga Shqipëria.
I arrestuari kërkohej për veprat penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje”.
Këto informacione i ka konfirmuar për Reporteri.net Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.
Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.
Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.