×
  • Lajme
  • Lajme

    I konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm policit që vrau punëtorin e kazinos në Suharekë

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:25

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt.


    Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt  më 17 marsit të vitit 2019 në një kazino në Suharekë duke vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

    Ndryshe, Shefki Spahiu më 24 shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

    Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu kishte qëndruar  në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën- pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

    Kurse, për veprën penale manipulim me prova qysh në fillim të gjykimit i akuzuari Spahiu kishte pranuar fajësinë.

    Spahiu lidhur me akuzës e vrasjes kishte deklaruar se i ndjeri Jetmir Aliaj e kishte shërbyer me kafe, por sipas tij pas fjalosjes me të ndjerin: “Kam humbur kontrollin dhe vetëdijen, isha i nervozuar dhe ndodhi vrasja, ajo që e pamë  në video”, kishte deklaruar i akuzuari Shefki Spahiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!