Fermeri Gani Berisha nga fshati Strezovc i komunës së Kamenicës ka paditur kompaninë e shpërndarjes së rrymës elektrike, KEDS, ngase pretendon se ka pësuar dëme në pasurinë e tij. Në muajin shtator të këtij viti katër dhi i kishin ngordhur pasi kishin shkelur në një kabllo e cila ishte këputur nga shtylla elektrike.
Berisha i ka deklaruar KOHËS se pasi nuk kishin arritur një marrëveshje me kompaninë KEDS për kompensimin e dëmit financiar atëherë është detyruar që të ushtrojë padi në gjykatë. Kurse vlera e dëmit që pretendon se i është shkaktuar është 600 euro.
“Nuk kemi marrëveshje me këta të KEDS-it dhe kam bë padinë në gjykatë për kompensimin e dëmit. Në përgatitjen e padisë më ka ndihmuar edhe komuna. Tash po pres kur të më thirrin në gjyq”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar se ata kanë pranuar padinë.
Në këtë fshat banorët në vazhdimësi ankohen se shumë shtylla elektrike paraqesin rrezik dhe kërkojnë që të zëvendësohen me shtylla elektrike. Kompania, që s’e ka kryer këtë punë, është arsyetuar se ata kanë investuar në rregullimin e rrjetit të energjisë elektrike, por që nevojitet edhe më shumë kohë për përmirësimin e këtij rrjeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.