×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti afrikan prek Shqipërinë, në fillim të qershorit temperaturat shkojnë në 35 gradë

    Reporteri
    01 Qershor 2024 | 16:38

    Shqipëria  pritet të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, muaji qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

    Sinoptikani Hakil Osmani thotë se vala e të nxehtit do të nisë këtë fundjavë.

    “Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori shqiptar të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori”, thotë ai.

    Por i gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

    “Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius”, u shpreh

    Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

    Temperaturat më të larta do i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët./Opinon.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!