×
  • Lajme
  • Lajme

    I ofruan mbështetje, Bekim Jashari falënderon publikisht AAK-në

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 19:10

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për rritjen e buxhetit të kësaj komune.


    Këtë gjë e ka vlersuar lartë, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Ai ka falënderuar Daut Haradinaj si dhe deputetët e AAK-së, që do ta mbështesin rritjen e buxhetit të kësaj komune.

    ‘Faleminderit shumë i nderuar Gjeneral Daut Haradinaj Faleminderit, Grupi Parlamentar i AAK-së për përkrahjen Faleminderit të gjithë Deputetve qe nesër do mbeshtesin kërkesat e qytetarve te Skenderajt. Me respekt B. J’, ka shkruar Jashari.

    Kujtojmë se amendamenti ka të bëjë me rritjen e buxhetit në komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e Dëshmoreve në Skenderaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!