×
  • Lajme
  • Lajme

    I pastrehu kërkon ndihmë, jeton në kushte të rënda

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 23:00

    Pas dëbimit nga qendra ku ai strehohej ka mbetur pa strehë, tani ai jeton në kushte shumë të këqija.


    Kështu e mbyll derën kur del nga streha e tij e vetme.

    Kjo e cila është e zbuluar në cdo skaj, e i ftohti hyn me lehtësi.

    E Imer Demaku po banon këtu qe pothuajse gjysmë viti.

    Demaku thotë se ishte dëbuar nga qendra ku po strehohej më parë, ndërkaq tanimë kjo jetesë është shumë e rëndë për të.

    Brenda kësaj hapësire tejet të vogël ai po jeton e ushqehet me ndihmat e banorëve të qytetit të Prishtinës.

    E edhe përkundër kushteve të këqija, Demaku ka gjetur një mënyrë që të mos lejojë që të tjerët të hyjnë aty.

    Por tash që koha ka filluar të ftohet Demaku thotë që nuk mund të vazhdojë më të jetojë në këtë mënyrë, andaj ai kërkon ndihmë për një vend për tu strehuar.

    Ndërkohë sipas Demakut komuna e Prishtinës nuk e ka ndihmuar fare në këtë aspekt, sepse sipas tij ka kohë që ai endet aty pari duke kërkuar ndihmë.

    Ndërkohë, komuna e Prishtinës kanë thënë se ata janë duke e shqyrtuar këkresën e Iemr Demakut.

    Në Komunën e Prishtinës nuk kemi objekt banimi/strehimi për familjet apo individët në nevojë. Në bazë të dokumentacinit të cilin Imer Demaku e ka adresuar në DMS për ndihmë të njëhershme, komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e subvencioneve do ta shqyrton dhe vlereson kërkesën për pagesë të mjeteve financiare (pagesë së qirasë të banimit), duke iu referuar linjës buxhetore dhe rregullores komunale për ndarjen e subvencioneve.

    Ndërsa pos kësaj, komuna ka bërë me dije se Imer Demaku përfiton nga skemat sociale./t7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!