Gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që mbeti i plagosur në grabitjen e armatosur te “Albi Mall” në Veterrnik, është e rëndë.
Naser Syla, Shefi Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se i njëjti ndodhet në sallën e operimit aktualisht.
“Gjendja është e rëndë. Aktualisht është në sallën e operacionit”, ka thënë shkurt Syla për Reporteri.net.
42-vjeçari që siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net është nga Vushtrria, dhe po drejtonte një furgon të një kompanie që transportonte para, kur dhe u qëllua në drejtim të tij nga katër persona të maskuar dhe të armatosur që cak dyshohet se kishin grabitjen e parave që po i barte pjesëtari i sigurimit që po drejtonte edhe automjetin e sulmuar.
I plagosuri ka marrë dy plagë në shpinë, mori vesh gazeta online Reporteri.net.
Grabitje e armatosur si në filma në afërsi të Albi Mall, cak furgoni që bartë para, plagoset shoferi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.