×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Detajet

    I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, nga QKUK flasin për gjendjen e tij

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 23:26

    Një person është plagosur sonte në lagjen Arbëria në Prishtinë.

    Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.

    “Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci për Klan Kosovën.

    Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.

    Një person është plagosur sot rreth orës 19:00 në Prishtinë në rrugën “Mine Peza” në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

    Gazeta online Reporteri.net raportoi se viktima me inicialet F.J. ka marrë plagë në shpinë.

    Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin Sh.M..

    Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një veturë e tipit “Volvo” me ngjyrë hiri.

    Plagosje në Prishtinë, në vendin e ngjarjes Policia gjen gëzhoja plumbash dhe një veturë “Volvo”

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.

    Ai po ashtu tha se Policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarin.

    “Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!