I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka folur për koalicionin e arritur me LDK-në.
Selimi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se secili nga pesë emrat e propozuar nga AAK për dikastere qeveritare janë në administratë publike për shumë vite dhe kanë çfarë t’i ofrojnë qeverisjes.
Ai ka thënë se partneriteti nuk ndërtohet duke ndërhyrë në subjektin tjetër.
“LDK-ja nuk mund të jap vlerësim për të nominuarit e AAK-së, ashtu siç nuk mund AAK-ja të jap vlerësim për të nominuarit e LDK-së”.
Selimi thotë se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës.
Ai thotë se Hoti mund të bëjë shkarkime duke u bazuar në fakte por sipas tij shkarkime nuk mund të ndodhin për të poshtëruar partnerin e koalicionit siç bëri Albin Kurti me ministrat e LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.