×
  • Lajme
  • Lajme

    I quajti kosovarët “njerëz të malit”, Brnabiqit i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 19:12

    Ministria e Jashtme ka marrë vendim  që t’i ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic.


    Një vendim i tillë vije pas deklaratave ofenduese të Brnabicit karshi qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ku i quajti njerëz të malit.

    “Ata me uniforma kanë qenë në mal, prej tij kanë dalë dhe janë bërë drejtpërdrejt pjesë të elitës politike në Prishtinë. Do të më pëlqente të kishin ardhur nga sektori joqeveritar, por nuk kanë ardhur. Pacolli nuk ka ardhur nga mali dhe më habit pse është gjetur i goditur”, ka deklaruar Brnabic.

    Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj përmes një postimi në Facebook.

    “Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhehequr nga zevendeskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres së Serbisë Ana Brnabic kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të sajs raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës. Ajo nuk ka qenë në gjendje dhe s’ka pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas Luftës së Dytë Botërore”, ka njoftuar Zyberaj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!