×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu Florim Ahmeti, heroi i ditës në Mitrovicë: E mori të plagosurin nga rruga dhe ia shpëtoi jetën

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 14:56

    Gjatë ditës së djeshme një qytetar i Mitrovicës me gjestin që ka bërë ia ka shpëtuar jetën një njeriut.


    Florim Ahmeti kishte rastisur në një burrë të plagosur me katër plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.

    I plagosuri ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kanë thënë se ai kishte shpëtuar vetëm falë djaloshit mitrovicas i cili e kishte dërguar me kohë në spital.

    “Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku personit që e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se djaloshi që i shpëtoi jetën mitrovicasit është kadet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe së shpejti pritet ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës.

    Ndryshe, për këtë plagosje në Vaganicë është arrestuar një person. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!