×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu nga Peja aksidentohet tri herë brenda javës, sot u përplasë në xhami

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 23:20

    Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në qendër të Pejës. Vetura me tre pasagjerë ka goditur xhaminë. Dy nga tre të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

    Si një nga banorët më të vjetër të lagjes ku ndodhi aksidenti, Halil Kasapolli thotë se e përjetoi rëndë ndodhinë, pasi e tërë familja kanë kryer rituale fetare në këtë xhami.

    Në ndihmë të aksidentuarve u dolën banorët e lagjes të cilët i ndihmuan për të dal nga vetura.

    Pas kësaj, në vendngjarje u pa emergjenca.

    T7 raporton se i riu që voziste veturën, brenda një jave është trajtuar tre herë në spital si shkak i aksidenteve që ka pasur me automjete të tjera.

    Madje edhe në aksidentin e fundit ishte i pajisur me protezë të qafës.

    I njëjti është duke vazhduar trajtimin në Spital, për shkak të një frakture në krahë, ndërsa dy pasagjerët tjerë janë liruar për në shtëpi.

    Se shumë shpejtë do të bëhet edhe rregullimi i objektit të Xhamisë, e pohon kreu i BIK-ut në Pejë.

    Ky aksident megjithatë nuk është i vetmi në këtë rrugë, pasi në të kaluarën ka pasur të tjerë madje me fatalitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!