Ka përfunduar studimet për bujqësi dhe veterinari dhe është duke vazhduar doktoratën në Stamboll, por punon si fermer në fermën e tij të lopëve.
Vetëm disa metra larg shtëpisë, 31-vjeçari, Tefik Jashari nga Ballovci i Podujevës ia ka bërë vendin fermës në të cilën ka rreth 28 lopë qumështore, raporton KOHA.
Përveç lopëve, Tefiku ka 20 viça, për të cilët thotë se ka kujdes të shtuar.
Pavarësisht nivelit të arsimimit dhe studimeve në doktoraturë, Tefiku thotë se punën si fermer e bën me shumë vullnet.
Ushqimi si një nga proceset e domosdoshme për shëndetin e produktivitetin e lopëve, sipas Tefikut, bëhet çdo mëngjes.
Duke e njohur mirë fushën e bujqësisë e veterinarisë, 31-vjeçari nga Podujeva thotë se problem mbetet kostoja e lartë e ushqimeve.
Krahas fermës, përmes grantit nga Ministria e Bujqësisë, Tefiku posedon edhe makinat për mjeljen e lopëve.
Filtrimi i plotë i qumështit bëhet në makineritë adekuate, të cilat Tefiku i ka në një ambient të veçantë.
31-vjeçari nga Ballovci i Podujevës punon me familjarët e tij e prej kohësh ka punësuar edhe një punëtor.
https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/199004061439986/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.