I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, teologu Mustafa Bajrami ka folur për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë.
Bajrami ka shkruar se Kosova dalëngadalë po bëhet si Amerika, e cila ka vetëm dy parti politike, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij njëra nga këto parti është Vetëvendosje dhe siç është shprehur ai “aty-këtu ndonjë tjetër”
Bajrami tutje ka shkruar se nëse eventualisht mbijeton ndonjë e tretë, do të jetë si LSI-ja në Shqipëri, apo MHP-ja në Turqi.
“Kosova dalëngadalë po bëhet si Amerika(!) Në skenë vetëm dy parti politike: Vetëvendosje, dhe aty-këtu ndonjë tjetër. E nëse eventualisht mbijeton ndonjë e tretë, ka me qenë si LSI-ja në Shqipëri, apo MHP-ja në Turqi. Sa për dekor e sa për numra. Asgjë më shumë!”, ka shkruar Bajrami. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.