Teologu Mustafë Bajrami ka thënë se Turqia është shtet mik dhe nëse presidenti i Turqisë Erdogan do të kërkojë që edhe gylenistët tjerë që veprojnë në Kosovë duhet të dorëzohen, ai ka thënë se është në interes të Kosovës që gylenistët të dorëzohen.
“Turqia për Kosovën është i rëndësishëm për popullin shqiptar. Është një pyetje interesante. Interesi i përgjithshëm i vendit e mbulon interesin individual. Nëse është në interesin e vendit, të dëbohen njerëzit nga Kosova, njerëzit e dëmshëm do të ishte anakronike, amaterizëm i skajshëm të thotë Mustafë Bajrami se kanë bërë gabim”, ka thënë Bajrami.
Ai në T7 ka krahasur rrëmbimin e Gylenistëve me kërkesën e ShBA’së për ekstradim nga Kosova të ndonjë krimineli, shkruan Express.
“Interesin nacional të këtij vendi ia vën dimensionet njerëzit e këtij vendi, interes është edhe ruajtja e raporteve me shtetet mike, sot është Turqia nesër mund të jenë SHBA’të. Nëse ShBA kërkon ekstradimin e ndonjë njeriu që është i kriminalizuar, pra bashkëpunimi mes Kosovës dhe vendeve mike, është pikërisht e mirë dhe paraprakisht në interes tondin dhe jo të shteteve të fuqishme”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.