Në mesin e shumë familjeve kosovare që kanë strehuar shqiptarë nga Durrësi e Thumana, është edhe familja e Fadil Behramit nga Skënderaj.
Përmes profilit të tij në ‘facebook’, Gani Geci ka njoftuar se aty tashmë po strehohet ‘nëna Dhuri’, e cila në vitin 1992 u kishte dhënë bukë në Tiranë.
Gjithashtu Gani Geci ka treguar se përmes telefonit të saj në atë kohë kaën kontaktuar edhe me komandantin legjendar, Adem Jashari.
“Tani nga Durrësi në Skenderaj te Fadil Behrami ka ardhur nëna Dhuri, gruaja e hekurt nga Shqipëria që mua Agim Gecin dhe Xhevahir Gecin na mbajti me bukë kur ne kishim ikur në Tiranë pas aksionit të parë kundër forcave serbe me 07 korrik 1992, nga telefoni i Dhuratës aso kohe flisnim me Adem Jashari”, ka shkruar Gani Geci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.