×
  • Lajme
  • Lajme

    I tha vajzës së tij “gjeje një shqiptar për t’u martuar”, Vuçiqi i thotë Kurtit: Ti je idiot

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 15:57

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar një intervistë në Der Spiegel për ta fyer Albin Kurtin i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë Kryeministri i ri i Kosovës.


    I pyetur nga Spiegel për të komentuar qëndrimet e Kurtit se do të ketë qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe nëse e ka takuar ndonjëherë, Vuçiq ka shtrembëruar një deklaratë të Kurtit ku ky kishte “folur për Thacin e Vuçiqin.

    Ai njëherë e ka fyer vajzën time minorene duke i thënë asaj që ta gjejë një shqiptar për t’u martuar. Unë i thash atij: bëhu më i sjellshëm ti idiot” ka thënë Vuçiq.

    Kurti në fakt kishte bërë një deklaratë më ndryshe. Ai i kishte krahasuar Thacin e Vuçiqin me mbretërit mesjetarë.

    “…bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiçin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet e tyre ….Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, kishte thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!