×
  • Lajme
  • Lajme

    I vihen prangat një burri në Prishtinë, u prezantua rrejshëm si polic dhe kontrolloi një veturë

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 9:04

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

    Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e diel.

    “Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Reproteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!