×
  • Lajme
  • Lajme

    I vihet flaka veturës së zëvendësministrit serb në Qeverinë e Kosovës

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 9:02

    Vetura, në pronësi të zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Kosovës dhe anëtarit të Listës Serbe, Millosh Peroviq, u dogj në orët e para të mëngjesit në qendër të Zubin Potokut, transmeton Reporteri.net.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, në një deklaratë për portalin KoSSev  tha se se makinës iu vu zjarri herët në mëngjes rreth orës 02:42 në qendër të Zubin Potokut.

    Ai shpjegoi se bëhet fjalë për makinën e tipit “Volkswagen Passat” me ngjyrë të zezë.  Radoviq tha se zjarrfikësit shuan zjarrin, por automjeti u shkatërrua plotësisht. Dëmi material vlerësohet rreth pesë mijë euro.

    Policia e Kosovës nuk ka mundur të konfirmojë ende motivet e kësaj ngjarje mirëpo rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!