×
  • Lajme
  • Lajme

    I zëshmi i LDK-së, Agim Veliu reagon pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 17:47

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi, është një situatë e re duke i uruar atij punë të mbarë si kryetar.


    Veliu i pyetur nga Indeksonline nëse do të ketë disponim për takim e të radhës me VV-në, tha se nuk dëshiron ti komentojë këto çështje.

    “Kjo është një situatë e re e krijuar, nuk kam najfar kumedite çka atij që u zgjedh dhe i morri votat në kuvend i uroj punë të mbarë, është situatë e re e krijuar në mënyrë unilaterale”.

    Ndryshe, me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!