×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    I zhdukur qe dhjetë ditë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi nga Ferizaji

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 20:11

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

    Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se BEKIM SHABAN VARI, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Karakteristikat e personit të zhdukur:

    – Ngjyra e flokëve, e zezë
    – Gjatësia , 1.85 cm
    – Pesha, 90 kg
    – Veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër
    – Nofka, Bekim Kashtanjeva- Llapa

    “Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit: 192; 0290/326-250; 0290/322-406″, njofton Policia e Kosovës.

    Policia tutje thotë se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!