×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia dogjën bizneset gjatë luftës, banori nga Xërxa e Rahovecit, padit Serbinë dhe i kërkon rreth 700 mijë euro

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 19:45

    Bashkim Fetoshit nga fshati Xërxë e Rahovecit, përveç torturave që përjetoi gjatë luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte.


    Restorantin, furrën e bukës e vullkanizerin në të cilat investoi nga puna që bënte në Gjermani, ia shkatërruan në tërësi, duke mos i kursyer asgjë.

    Në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në Shqipëri.

    Fetoshi thotë se pas shkatërrimit të lokaleve, një grup ekspertësh në atë kohë, kishte ardhur për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara.

    Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro.

    Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.

    Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin.

    Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!