×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Ia morën një qytetari mbi 90 mijë euro duke mashtruar me shitjen e një banese, arrestohen dy persona në Prishtinë

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 8:49

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë mashtruar një person duke ia marrë mbi 90 mijë euro.

    Sipas policisë të dyshuarit janë paraqitur si persona zyrtarë.

    “Duke zbatuar urdhrin e gjykatës, Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë bastisur dy lokacione si dhe kanë arrestuar dy persona një mashkull dhe një femër kosovarë mbi dyshimin se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 000 €”, thuhet në njoftim.

    Policia shton tutje se lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë që ndodhen në arrati.

    Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!