×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia mori 118 mijë franga duke e mashtruar, arrestohet gjilanasi

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 10:58

    Të hënën mbrëma është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte detyruar një person që të i jap 118 mijë franga zvicerane.


    I dyshuari i kishte kërkuar 118 mijë franga me arsyetimin që ai i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës.

    Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Gjilan 05.07.2021 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull kosovar, që të i jap 118 mijë franga zvicerane me arsyetimin që ai (i dyshuari) i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!