×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia mori kosovarit 1200 euro për vizë gjermane, më pas u zhduk nga faqja e dheut

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 23:07

    Kushtet e rënda të jetesës por edhe dëshira për t’u larguar nga Kosova, bëjnë që shumë qytetarë të Kosovës të bien pre e mashtrimeve nga njerëz që u premtojnë se do t’ua sigurojnë vizat për në vendet perëndimore, shkruan Reporteri.net.


    Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari të Prishtinës. Sokol. M në muajin qershor të këtij viti kishte rënë pre e mashtrimit të Salih.K.

    Viktima ia kishte dhënë të dyshuarit i cili dje është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje, 1 mijë e 200 euro para të gatshme.  I dyshuari i kishte premtuar viktimës Sokolit se do të ia rregullonte vizat e punës për në Gjermani, por që nga muaji qershor kur ia kishte marrë paratë më nuk kishte dëgjuar gjë prej tij.

    “Sipas ankuesit me datën 2 qershor të këtij viti nga S.K është mashtruar nën pretendimin se i njëjti mund tu ndihmojë në rregullimin e vizave të punës për në Gjermani por fillimisht duhet të paguajnë shumë prej 300 euro. Bazuar në deklaratën e ankuesit ai më pas i kishte dorëzuarit të dyshuarit shumë prej 1200 euro për vete dhe anëtarët e tjetër të familjes. Por që nga ajo kohë i dyshuari ishte zhdukur dhe nuk ishte lajmëruar më”, ka thënë ky burim i Reporterit.

    Më datën 25 është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ky nuk është rasti i parë i mashtrimit të këtij lloji në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!