Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar sot një person me inicialet F.A., 27 vjeçar, i dyshuar për grabitje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt, shkruan Reporteri.net.
Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhirë ari viktimës (femër), dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.