Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka pranuar një informacion, se një person, në dy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’.
Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë.
Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve.
Tutje, siç thuhet në komunikatë, policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore).
:Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , falënderon qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast, gjithashtu inkurajon qytetarët, të bashkëpunojnë me policinë dhe të njoftojnë policinë rajonale , për të gjitha rastet kriminale.
Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.