×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahim Berisha tregon arsyet e humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 16:52

    Profesori universitar, Ibrahim Berisha, i cili është edhe një themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se cila është arsyeja e humbjes së LDK’së, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Berisha ka thënë se liderët e LDK-së kanë punuar kotur për t’i mbajtur anëtarët e saj ku ishin para 20 vjetëve.

    “Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha.

    Kujtojmë se LDK e ka caktuar 14 marsin si datë të mbajtjes së Kuvendit ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe Kryesia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!