×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahim Kelmendi i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë: Urime çlirimi

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:46

    Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.


    Pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

    Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

    Aktakuza dje iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

    Ndërkohë Vjosa Osmani ka marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, pas dorëheqjes së Thaçit nga kjo detyrë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!