Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, është shprehur sot se buxheti i Kosovës për vitin e 2025 në bazë të llogaritjeve që i ka bërë ky asociacion, del se 21.8 për qind e buxhetit total të Kosovës do të shkojë nëpër komuna të Kosovës dhe se është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.
“Këtë vit ka qenë 22.4 %, kemi një zvogëlim prej 0.6 %, e cila kur të përkthehet në vlerë monetare del se është më pak prej 21 milionë eurosh. Po të ndahej e njëjta në vitin e ardhshëm komunat do të përfitonin 21 milionë euro më shumë sesa këtë vit. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe ka probleme të tjera, kur ndahen mjetet tek ministritë e linjës dhe pastaj ministritë i shpërndajnë ato nëpër komuna”, tha ai për “Info Plus” në RTK.
Ai tha se niveli qendror nuk ka pasur vullnet që ta shtyjë përpara ligjin për financa lokale, ku është akomoduar granti i katërt.
“Po të shtyhej aty granti i katër dhe shërbimet sociale, unë mund të theksoj se të gjithë kryetarët do të mbeteshin të kënaqur”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.